Sport

Eksperti i merkatos në Serie A bën prognozën e tij për të ardhmen e Hysajt

13 Shkurt 2020, 21:33 Nga DOSJA
Eksperti i merkatos në Serie A bën prognozën e tij për

Eksperti i merkatos, Niccolo Ceccarini, parashikon që Elseid Hysaj do të vijojë të luajë te Napoli. Ai duket se ka një vlerësim të madh për lojtarin e kombëtares shqiptare.

“Elseid Hysaj e ka treguar se është i nevojshëm dhe ka bindur në raste kur shokët e tij janë të dëmtuar. Të mos harrojmë se ai mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Një profesionist i vërtetë, për të cilin mendoj se do të rinovojë”, është shprehur Ceccarini.

Mbrojtësi nga Malësia e Madhe vuajti nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, por po merr minuta me trajnerin Gennaro Gattuso.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj menaxheri napoli hysaj menaxheri napoli

Sondazh

Poll