Politike

"Le të fitojë populli i Kosovës"/ Kandidati i LDK për kryeministër, Lumir Abdixhiku: Qytetarët të votojnë për largim nga zymtësia dhe bllokada

Ai ka thënë se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.

28 Dhjetor 2025, 11:06 Nga E. D
"Le të fitojë populli i Kosovës"/ Kandidati i LDK
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili është edhe kandidat për kryeministër ka ushtruar të drejtën e votos dhe më pas ka deklaruar për mediat se është ditë e mirë pasi sipas tij vendimmarrja i kthehet qytetarit. Ai ka thënë se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Abdixhiku./Dosja.al

lumir abdixhiku

Sondazh

Poll