Politike

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Angazhohen 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial

Prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të vëzhgojnë procesin zgjedhor, kjo me qëllim që të shmangin çdo incident dhe të procedojnë çdo shkelje të saj.

28 Dhjetor 2025, 08:39 Nga E.d
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Angazhohen 100 prokurorë
Foto ilustruse

KOSOVA- 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, janë angazhuar ditën e sotme në zgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen në gjithë Republikën e Kosovës. Kjo është bërë e ditur që ditën premte, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të vëzhgojnë procesin zgjedhor, kjo me qëllim që të shmangin çdo incident dhe të procedojnë çdo shkelje të saj. Prokurori i Shtetit ka ftuar qytetarët, institucionet, organizatat e ndryshme dhe subjektet politike, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast shkelje, manipulimi apo cënimi të votës./Dosja.al

zgjedhje parlamentare kosova 100 prokurorë të shtetit

Sondazh

Poll