Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon të dhënat: Deri në orën 10:00 kanë votuar 2.64 për qind e qytetarëve

Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.

28 Dhjetor 2025, 10:45 Nga E. D

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ publikon të dhënat: Deri në

KOSOVË- Në Kosovë është duke u mbajtur procesi i votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare. Komuna që prin me më së shumti dalje deri në këtë orë është Mitrovica Veriore, me 8.60 për qind.

Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues./Dosja.al

zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll