Politike

Afera me tenderat e AKSH-it, Rama i del në mbrojtje Mirlinda Karçanajt: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme

Kryeministri tha ndër të tjera se Karçanaj ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë dhe sipas tij, e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike.

28 Dhjetor 2025, 09:34 Nga E. D
Afera me tenderat e AKSH-it, Rama i del në mbrojtje Mirlinda
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për Agjencinë Kombëtarë të Shërbimeve të Informacionit. Në podkastin e tij “Flasim”, Rama i doli në mbrojtje Mirlinda Karçanajt, duke thënë se akuzat për drejtoreshën e AKSHI-t janë të hatashme.

Kryeministri tha ndër të tjera se Karçanaj ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë dhe sipas tij, e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike.

"E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, per te cilen duhet pritur me durim vetem nga drejtesia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë dalja deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo.

Por unë di po ashtu, që falë saj dhe skuadrës së AKSHI-it, ku punojnë pa orar plot vajza e djem të talentuar të botës së re të teknologjisë, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh, krahasuar me vitin 2022 kur ka dalë raporti paraardhës i Bankës Botërore për qeverisjen digjitale," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll