Politike

"Nga kjo nismë presim më shumë formalizim"/ Rama: Paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re

Sipas tij ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatim fitimi vetëm 5%.

28 Dhjetor 2025, 09:54 Nga E.d
"Nga kjo nismë presim më shumë formalizim"/ Rama: Paqja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për Paqen Fiskale, për të cilën tha se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim. Gjatë podcasti-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Sipas tij ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatim fitimi vetëm 5%. Në fund, Rama tha se nga kjo nisëm pret më shumë formalizim, energji sipërmarrëse dhe më shumë ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

"Një kapitull i ri partneriteti dhe besimi sapo ka nisur me sipërmarrjen, natyrisht mbi themelet që tanimë janë hedhur dhe këtë javë folëm gjerë e gjatë, duke ndarë disa pikëpamje e duke patur në qendër të diskutimit Paqen Fiskale, një zotim i fushatës sonë elektorale, që sot është ligj dhe duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm hyn në zbatim.

Në thelb, paqja fiskale synon të ndërtojë një marrëdhënie të re, të shëndetshme mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Ajo u jep mundësi ndërmarrjeve, që nuk janë në konflikt me ligjin të vetëkorrigjojnë deklarimet e të shkuarës, t’u rikthehen pasqyrave të mëparshme dhe për çdo korrigjim të paguajnë një tatim fitimi vetëm 5%.

Po ashtu, marrëveshja mes sipërmarrjes dhe administratës mbi tavanin e ri të fitimit vjetor, sjell paqe e qetësi, shmang çdo inspektim dhe ul barrën burokratike, që shpesh peshon më shumë sesa barra fiskale.

Nga kjo nismë presim më shumë formalizim, më shumë energji sipërmarrëse dhe më shumë ndikim direkt në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Çlirimi i të gjitha sipërmarrjeve nga të gjitha gjobat e vjetra, borxhet e vjetra, sipas skedulës së përcaktuar shkon në këtë drejtim," tha Rama./Dosja.al

edi rama paqja fiskale podcast

Sondazh

Poll