Politike

“Pres rezultat të mirë”/ Kandidati i PDK për Kryeministër, Bedri Hamza voton në Mitrovicë: Do të bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione

Pas votimit, Hamza i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Para gazetarëve ai tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion shtesë rreth rezultatit të zgjedhjeve.

28 Dhjetor 2025, 10:39 Nga E. D
“Pres rezultat të mirë”/ Kandidati i PDK për
Bedri Hamza

KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e tij të votës pak më parë në Mitrovicë. Pas votimit, Hamza i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Para gazetarëve ai tha se deri më tani nuk ka marrë asnjë informacion shtesë rreth rezultatit të zgjedhjeve.

Duke folur për pritshmëritë për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve, Hamza theksoi: “Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione, të mos ketë vakum institucional dhe vendi të ecë përpara.”/Dosja.al

 

bedri hamza zgjedhjet ne kosove 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll