Bota

Ia plas të qeshurës në ekran/ Gazetarja nuk ‘kontrollon’ dot veten ndërkohë që po raportonte lajmin për rritjen e pen

14 Shkurt 2020, 10:35 Nga DOSJA
Ia plas të qeshurës në ekran/ Gazetarja nuk

RUSI– Kush është para ekranit e di mjaft mirë se ndonjëherë ndodh edhe të mos menaxhosh situatën dhe të harrosh që po të shohin mijëra njerëz.

Së fundmi ka qenë një rast mjaft qesharak që ka ndodhur me një gazetare ruse, Aleksandra Novikova e cila ka qeshur me lot gjatë raportimit live të lajmeve.

Momenti kur ajo ka nisur duke qeshur ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend.

Videoja e saj është bërë virale në rrjetet sociale. Ajo po  jepte lajmin e mirë për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës.

Lajmi që kishte të bënte me kosto të tilla për qytetarët rusë, e shpërqendroi gazetaren e cila ja plasi të qeshurës pa ndaluar edhe pse ishte para ekranit. Ajo qeshi përreth një minutë edhe pse u mundua që të qetësohej sado pak.

“Unë u përpoqa, ju e dëgjuat. Asgjë nuk ka qenë duke u transmetuar drejtpërdrejtë.”– ka thënë Aleksandra.

Burimi: russianinsight

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandra novikova gazetarja ne rusi aleksandra novikova gazetarja ne rusi

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:56

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendim...