Bota

Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

14 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Mynihut

MYNIH– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zgjat deri më 16 shkurt.

Lista e diplomatëve pjesëmarrës përfshin sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Konferenca e Mynihut, për kohë të gjatë, ka qenë një tubim i udhëheqësve botërorë të sigurisë dhe herë pas here është mbajtur gjatë kohës së marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Evropës, si për shembull gjatë debatit për luftën në Irak, në fillim të vitit 2003.

Por, niveli aktual i tensioneve e tejkalon atë të viteve të mëparshme dhe përfshin një gamë të gjerë çështjesh, të tilla si mospajtimet ndaj Iranit dhe kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump, që aleatët evropianë të rrisin shpenzimet në mbrojtje, për të lehtësuar barrën e taksapaguesve amerikanë.

Tensione mund të ketë edhe brenda delegacionit amerikan. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, do të marrë pjesë në Konferencën e Mynihut, ku do të jetë me anëtarë të administratës së Trumpit.

Pelosi ka pasur rolin kryesor në përpjekjet për shkarkimin e presidentit Trump, i cili më pas është shfajësuar nga Senati amerikan.

Pompeo dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, pritet të takohen me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, në margjina të konferencës.

Pjesëmarrësit në bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve kanë dhënë indikacione të fuqishme se marrëveshja për “reduktimin e dhunës” për shtatë ditë, e cila mund të çojë në negociata formale midis fraksioneve ndërluftuese në Afganistan, është afër.

Përpara nisjes së Konferencës në Mynih, kryetari i saj, Wolfgang Ischinger, veçoi dy vende të shkatërruara nga lufta: Sirinë dhe Libinë.

Ai tha se është “thellësisht i trazuar” për “dështimin e pafalshëm” të bashkësisë ndërkombëtare në Siri, ndërsa shprehu zhgënjimin që plani i paqës për Libinë, i negociuar së voni në Berlin, nuk ka gjetur zbatim në terren.

“Kemi më shumë kriza, kriza më serioze, ngjarje më të tmerrshme sesa mund të imagjinohet”, tha Ischinger.

Rerth 3,900 policë janë vendosur në rrugët e Mynihut, ku priten edhe protesta.

Marrë nga  REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron justin trudeau konferenca e mynihu mark esper sekretari i shtetit mike pompeo emmanuel macron justin trudeau konferenca e mynihu mark esper sekretari i shtetit mike pompeo

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:56

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendim...

Bota 14 Shkurt 2020, 07:20

Trump sulmon ish-shefin e stafit, John Kelly

SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...