Bota

Shkarkon nga puna të gjithë ministrat, Boris Johnson riorganizon kabinetin politik në Britani

14 Shkurt 2020, 08:38 Nga DOSJA
Shkarkon nga puna të gjithë ministrat, Boris Johnson riorganizon

BRITANI E MADHE– Ndërkohë që prej 31 janarit Britania është jashtë Bashkimit Europian, kryeministri Johnson, ka nisur planet e reja për vendin e tij.

Ai ka riorganizuar kabinetin e tij qeveritar, duke shkarkuar disa prej ministrave të tij duke i zëvendësuar me të tjera figura politike.

Mes shumë të shkarkuarve  nga puna, ajo që është vënë re më shumë është  dorëheqja e Sajid Javidit si kancelar i ekstraktit, apo shef i financave.

Sipas mediave të hauja Javidit iu kërkua nga kryeministri “të shkarkonte të gjithë këshilltarët e tij specialë dhe t’i zëvendësonte ata me 10 këshilltarë të rinj, për të formuar një ekip, por çuditërisht  ai refuzoi ta bënte këtë shkarkim masiv, dhe dha dorëheqjen.

Pas largimit të Javid, Johnos e zëvendësoi atë me Rishi Sunak.

Largimi i  një  kancelari që nuk kishte mendime dhe ide të njëjta me Johnson për qeverisjen, e ka bërë këtë të fundit që tashmë të ketë një qeveri me përvojë të kufizuar politike dhe kabineti.

Nga këto levizje të Johnsonit,  ish-deputeti i Tory David Gauke ka reaguar në rrjetet sociale, duke paralajmëruar Whitehall të kujtojë rëndësinë e pavarësisë së saj. Ai shkruan se: Kancelari dhe Thesari … duhet të jetë mjaft i fortë për t’i thënë “Jo” Kryeministrit ose ndokujt tjetër.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson britani e madhe johnson shkarkon kabinetin boris johnson britani e madhe johnson shkarkon kabinetin

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:56

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendim...

Bota 14 Shkurt 2020, 07:20

Trump sulmon ish-shefin e stafit, John Kelly

SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...