Bota

OBSH: Rastet e viruseve në Kinë nuk tregojnë ndryshim të madh të epidemisë

14 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
OBSH: Rastet e viruseve në Kinë nuk tregojnë ndryshim të

KINË– Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht viktimave dhe të infektuarve në provincën Hubei.

Përjashtimi i vetëm është një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e rritur numrin e të infektuarëve atje, në 218.

Sipas OBSH, nuk ka pasur një ndryshim të madh të mënyrës së vdekshmërisë apo ashpërsisë së koronavirusit.

Bilancet e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar në total numrin e viktimave në 1380. Numri i të infektuarve ka arritur në mbi 64 mijë raste, kanë raportuar sot mediat e huaja.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1383  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  64 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit. Githashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1383 te vdekur ne kine hubei. koronavirusi në kinë obsh whan 1383 te vdekur ne kine hubei. koronavirusi në kinë obsh whan

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:20

Trump sulmon ish-shefin e stafit, John Kelly

SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...