Bota

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

14 Shkurt 2020, 07:56 Nga DOSJA
Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendimit javën e ardhshme. Vendimi është pjesë e një serie masash të ndërmarra nga BE për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Për shkak të rregullit që shtetet anëtare nuk kalojnë përmes një procesi kontrolli, Ishujt Kajman deri tani kishin “shpëtuar” duke qenë pjesë e territoreve britanike, falë edhe lobimit të fortë të shtetit “mëmë”.

“Financial Times” raportoi se të mërkurën, ambasadorët e BE vendosën se ishujt në perëndim të Karaibeve nuk po bashkëpunojnë si duhet me Brukselin për transparencën fiskale. Në këtë mënyrë, Ishujt Kajman futen në listën e vendeve “jo bashkëpunuese”, ku janë gjithashtu Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territore amerikane si Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Vitin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar dhe “rrjeti i parajsave fiskale” që i përkisnin asaj, u vlerësuan si lehtësuesit më të mëdhenj të shmangies së taksave nga Rrjeti i Drejtësisë Fiskale, duke plotësuar listën e 10 vendeve që kanë ndihmuar më tepër në shmangien e pagesës së taksës së korporatës.

Marrë nga  A2

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani ishujt kajman lista e zezë e be britani ishujt kajman lista e zezë e be

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:20

Trump sulmon ish-shefin e stafit, John Kelly

SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...