Bota

Antarktida thyen rekordin e temperaturave, termometri shënon 20,75 gradë celcius në ishull

14 Shkurt 2020, 08:57 Nga DOSJA
Antarktida thyen rekordin e temperaturave, termometri shënon 20,75

ANTARKTIDË-  Në Antarktidë temperaturat kanë theyer rekord, duke tejkaluar 20 gradë celcius për herë të parë. Studiuesit regjistruan një temperaturë prej 20,75 gradë në një ishull larg bregdetit të kontinentit. Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer ka thënë për AFP se: Kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë.

Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar në 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata. Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një regjistrim të temperaturës prej 18.3 gradë celcius.

Ky regjistrim i fundit është bërë në një stacion monitorimi në ishullin S eymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit.

“Ne nuk mund ta përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Është një pikë e të dhënave, është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë.”- tha ai.

Burimi:  CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 20 gradë celcius në ishull antarktidë 20 gradë celcius në ishull antarktidë

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:56

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendim...

Bota 14 Shkurt 2020, 07:20

Trump sulmon ish-shefin e stafit, John Kelly

SHBA– John Kelly, gjeneral në pension, i cili shërbeu si shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për 17 muaj, deri në fillim të vitit të kaluar, mbështeti nën...