Bota

Firmoset në Mynih marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhat dhe autostradat, Vuçiç: Projekt i rëndësishëm

14 Shkurt 2020, 10:29 Nga DOSJA
Firmoset në Mynih marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Gjermani- Konferenca për Sigurinë në Mynih ka nisur me nënshkrimin historik të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Një marrëveshje e tillë vjen pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. “Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të serbëve”, tha kreu i shtetit serb,  Aleksandar Vuçiç.

Pak javë më parë  u nënshkrua marrëveshja për linjën ajërore Prishtinë-Beograd, në ambasadën e SHBA-së në Berlin, nga sekretari shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë Milun Trivunaç, dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.  Të dy udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës,  Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradanaj e mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin. Fluturimet Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas në të ardhmën do të realizohen nga kompania gjermane Lufthansa.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hashim thaci marrëveshja për hekurudhën kosovë-serbi aleksander vucic hashim thaci marrëveshja për hekurudhën kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 07:56

Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

BRITANI E MADHE- Mediat britanike raportojnë se ministrat e financave të bllokut që tashmë ka mbetur me 27 vende anëtare do ta firmosin hyrjen në fuqi të vendim...