Aktualitet

Aksident në Malësinë e Madhe! Kamioni del nga rruga, lëndohen dy persona

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore.

26 Dhjetor 2025, 17:56 Nga E.d
Aksident në Malësinë e Madhe! Kamioni del nga rruga,
foto ilustruese

VELIPOJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Rrjoll në Malësin e Madhe. Një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri.

Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. Bëhet me dije se personat e lënduar si pasojë e aksidentit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Dosja.al

dy persona rrjoll aksident

Sondazh

Poll