Aktualitet

Plagosi biznesmenin në Kavajë/ Policia i sekuestron autorit një thikë dhe një sëpatë (EMRAT)

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur biznesmeni Artur Ligeja. 

26 Dhjetor 2025, 15:57 Nga E.d
Plagosi biznesmenin në Kavajë/ Policia i sekuestron autorit një
Foto ilustruse

KAVAJË- Policia ka sekuestruar dy objekte të 42-vjeçarit Eri Velecia, i cili plagosi një ditë më parë pronarin e një marketi në Kavajë. Në kuadër të kësaj është sekuestruar nga policia një thikë dhe një sëpatë. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur biznesmeni Artur Ligeja. 

Ngjarja ndodhi brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, ku autori i kërkoi para. Pasi i refuzuan, Velecia e goditi me thikë. Burime për mediat raportojnë se personi përgjegjës për sulmin është ndaluar dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë). Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore./Dosja.al

artur ligeja eri velecia kavajë

Sondazh

Poll