Aktualitet

U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Tiranë

Në pranga ra gjithashtu edhe një 46-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin tjetër dhe si pasojë shkaktoi katër të plagosur. 

26 Dhjetor 2025, 16:10 Nga E.d

U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, arrestohen

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Në pranga ra gjithashtu edhe një 46-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin tjetër dhe si pasojë shkaktoi katër të plagosur. Policia po heton më shumë mbi rastet. 

Njoftimi i policisë

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Po ashtu në pranga ka rënë shtetasi B. H., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen N. M., 37 vjeçe. Si pasojë u dëmtua 37-vjeçarja, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe 3 pasagjere të saj, të cilat pas marrjes së mjekimit u larguan për në banesë./Dosja.al

tiranë gjendje të dehur aksident

Sondazh

Poll