Aktualitet

I kërkuar nga Interpol Tirana/ Arrestohet në Kakavijë shqiptari i dënuar me burg, po kthehej në vend për Krishtlindje! Në pranga edhe dy të kërkuar në Greqi

Bëhet me dije e shqiptari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, por nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana.

26 Dhjetor 2025, 16:40 Nga E. D
I kërkuar nga Interpol Tirana/ Arrestohet në Kakavijë shqiptari i
foto ilustruese

KAKAVIJË- Një shqiptar është arretuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana. Bëhet me dije e shqiptari ka tentuar të kaloj pikën doganore për të hyrë në Shqipëri në ditën e Krishtlindjeve, por nga verifikimi i pasaportës në sistem ka rezultuar se ai kërkohej nga Interpol Tirana.

Konkretisht ai ishte dënuar me 4 muaj burg nga drejtësia shqiptare për “falsifikim dokumentash”. Gjithashtu në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë të kërkuar në Greqi. Njëri prej tyre rezultonte i dënuar nga Gjykata e Athinës me 3 vite burg për “shmangie taksash” ndërsa tjetri kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Kilkis për “ryshfet”./Dosja.al

interpol tirana kakavijë

Sondazh

Poll