Aktualitet

Rruga e Arbrit po përballet me një fluks automjetesh dhe trafik të rënduar, shkak kthimi i emigrantëve në atdhe

Në këtë aks rrugor po qarkullojnë edhe automjetet, të cilat vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, krahas automjeteve të cilat vijnë nga qytete të ndryshme të vendit.

26 Dhjetor 2025, 17:22 Nga E.d
Rruga e Arbrit po përballet me një fluks automjetesh dhe trafik
Foto ilustruse

DIBËR- Rruga e Arbrit po përballet me një fluks automjetesh dhe trafik të rënduar, kryesisht në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në hyrje të Tiranës. Trafiku në këtë zonë është shtuar si pasojë e fluksit të emigrantëve, të cilët janë kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit pranë familjes.

Në këtë aks rrugor po qarkullojnë edhe automjetet, të cilat vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, krahas automjeteve të cilat vijnë nga qytete të ndryshme të vendit. Kjo ka bërë që fluksi i qarkullimit të makinave në këtë zonë të rritet ndjeshëm.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut. Ndërsa drejtuesve të automjeteve u këshillohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe durim gjatë udhëtimit, kjo për të shmangur aksidentet e mundshme rrugore./Dosja.al

rruga e arbrit trafik automjete

Sondazh

Poll