Aktualitet

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ DETAJE nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit

Viktima i cili jetonte në Gjermani, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe të afërmit.

26 Dhjetor 2025, 16:27 Nga E.d
Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ DETAJE nga vdekja
Foto ilustruse

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë një loje futbolli. Detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë ngjarje. Viktima i cili jetonte në Gjermani, ishte kthyer në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe të afërmit.

Mbrëmjen e djeshme ai po luante me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tij futboll, në një kalçeto pranë lagjes ku banonte. Si pasojë e një goditje me top në zonën e kraharorit, ai ka humbur ndjenjat dhe është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes, për shkak të një arresti kardiak. Sipas informacioneve paraprake analizat e 42-vjeçarit janë dërguar në Tiranë për autopsi. Rezultatet e të cilave priten të dalin pas tre muajsh, ku dhe do të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes së 42-vjeçarit./Dosja.al 

vlorë 42-vjeçar arrest kardiak

Sondazh

Poll