26 Dhjetor 2025, 14:26
Nga E.d
Foto ilustruese
KORÇË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tetë persona në Kapshticë. Ata u arrestuan nga forcat blu për veprat të ndryshme penale. Konkretish u arrestua një 26-vjeçar, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim. Nga të cilat, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
U arrestua një 33-vjeçar, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
U arrestua në flagrancë një 46-vjeçar, banues në Shënkoll, i cili pas paraqitjes në hyrje të Kapshticës, ka kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS dhe është larguar pa kryer procedurat e mëtejshme doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e kishte në automjetin që drejtonte. Gjithashtu janë arrestuar edhe pesë përsona të tjerë për vepra penale si “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Shpërdorimi i detyrës” .
Njoftim i i policisë
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në PKK Kapshticë, u ndaluan shtetasit në kërkim: E. Rr., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 9 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 muaj e 11 ditë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
E. E., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në vijim të kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur 2 raste të kontrabandës me mallra, konkretisht:
u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, i cili pas paraqitjes në hyrje të PKK Kapshticë, ka kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS dhe është larguar pa kryer procedurat e mëtejshme doganore për një sasi prej 1506 kg mjaltë, të dyshuar kontrabandë, të cilën e kishte në automjetin që drejtonte. Sasia e mjaltit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: I. L., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; E. M., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, u konstatua automjeti me drejtues shtetasin I. L., dhe nga kontrolli i të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacionin përkatës, dyshohet së është kontrabanduar nga Greqia, ku u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se doganieri E. M. ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ushtruar kontroll në automjetin e shtetasit I. L.
Gjithashtu, shërbimet e DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasit: F. Xh., 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq; V. R., 46 vjeç, banues në Pogradec; B. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, Peshkopi, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
“prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kapshticë “moskallëzimi i krimit”
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 13:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar të penalizohen ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 14:13
Rriten 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 13:24
E.d
Foto ilustruse
Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Koso...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 13:12
M.L
TIRANA- Dy drejtues të lartë të kompanisë telefonike “ONE Albania” janë paraqitur këtë të premte para...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 12:51
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht konfirmimin e rastit të parë me fruth në Shqip&e...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 12:33
M.L
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku ...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 11:54
M.L
Ermal Beqiri, jaht. FOTO ILUSTRUESE
TIRANA- Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t janë zgjeruar dhe tashmë përfshijnë edhe verifikim...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 11:58
I.A
Erdis Doraci
ROMË– Në panoramën juridike të kryeqytetit italian, emri i Erdis Doraci është kthyer në një pik...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 11:40
M.L
Aksidenti i mbrëmjes së 25 dhjetorit
TEPELENA- Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj, banues në Hekal, Mallakast...
Aktualitet
26 Dhjetor 2025, 11:00
M.L
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vus...