Aktualitet

Erdhi nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar! Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, fëmija nën kujdesin e mjekëve

Autoritetet informojnë se rasti konsiderohet i izoluar dhe nuk ka shenja të përhapjes së infeksionit. Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

26 Dhjetor 2025, 12:51 Nga M.L
Erdhi nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar! Konfirmohet rasti i parë i
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht konfirmimin e rastit të parë me fruth në Shqipëri. Bëhet fjalë për një fëmijë të pavaksinuar, i cili është paraqitur për trajtim mjekësor më 22 dhjetor dhe është diagnostikuar me këtë sëmundje infektive. Bëhet me dije se fëmija kishte ardhur më herët nga Britania e Madhe, ndërsa rasti është ndjekur nga afër nga Instituti i Shëndetit Publik. 

Autoritetet informojnë se rasti konsiderohet i izoluar dhe nuk ka shenja të përhapjes së infeksionit. Aktualisht, fëmija ndodhet nën kujdesin e mjekëve në shërbimin e pediatrisë infektive dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik përkatës dhe deri në këto momente nuk janë evidentuar raste të tjera të dyshuara apo të konfirmuara.

Instituti i Shëndetit Publik vijon monitorimin e situatës, ndërsa u bën thirrje prindërve të ndjekin kalendarin e vaksinimit për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive si fruthi.

ministria e shëndetësisë rasti i pare me fruth ne shqiperi angli

Sondazh

Poll