Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë! Arrestohet 30-vjeçari që përplasi për vdekje të miturin

Paraprakisht është bërë me dije se aksidenti ndodhi kur mjeti që drejtohej nga i mituri u përplas me një automjet tip “Benz” që po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit, ndërsa 16-vjeçari po dilte nga rruga lokale e Cakranit.

26 Dhjetor 2025, 11:40 Nga M.L
EMRAT/ Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë!
Aksidenti i mbrëmjes së 25 dhjetorit

TEPELENAPolicia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj, banues në Hekal, Mallakastër, pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku humbi jetën 16-vjeçari Oktavio Merdanaj. Begaj akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.

Paraprakisht është bërë me dije se aksidenti ndodhi kur mjeti që drejtohej nga i mituri u përplas me një automjet tip “Benz” që po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit, ndërsa 16-vjeçari po dilte nga rruga lokale e Cakranit.

NJOFTIMI:

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", me pasojë vdekjen. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

syrja begaj oktavio merdanaj aksident ne aksin levan-tepelenë

Sondazh

Poll