Aktualitet

Hetimet e SKANDALIT me tenderat e AKSHI-t! SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit me vlerë rreth 1 milion euro, e kishte regjistruar në emër të punonjëses së kompanisë

Gjatë hetimeve, prokuroria ka konstatuar një jaht luksoz të tipit Predator 50 Skyfall, me vlerë tregu mbi 950 mijë euro, që rezulton të jetë në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ermal Beqiraj, i ankoruar në Durrës.

26 Dhjetor 2025, 11:54 Nga M.L
Hetimet e SKANDALIT me tenderat e AKSHI-t! SPAK zbulon jahtin luksoz të
Ermal Beqiri, jaht. FOTO ILUSTRUESE

TIRANAHetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t janë zgjeruar dhe tashmë përfshijnë edhe verifikime pasurore, ndërsa priten masa sigurie ndaj dy funksionarëve të lartë publik. Gjatë hetimeve, prokuroria ka konstatuar një jaht luksoz të tipit Predator 50 Skyfall, me vlerë tregu mbi 950 mijë euro, që rezulton të jetë në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim, Ermal Beqiri, i ankoruar në Durrës.

Sipas SPAK, jahti është regjistruar në emër të Xhenila Tamizit, punonjëse e kompanisë “Soft & Solutions”, por prokuroria dyshon se mjeti është blerë nga Beqiri. Tamizi dyshohet se ka menaxhuar rekrutimin dhe trajnimet e stafit për kompaninë e Beqiraj, dhe më pas punonjësit janë transferuar tek kompania tjetër e biznesmenit Ergys Agasi, i cili po ashtu ndodhet në kërkim.

Nga dëshmitë e punonjësve të “EA Solutions” sh.p.k., rezulton se njoftimet për punë i kanë gjetur online, ndërsa trajnimet i ka kryer Tamizi. Pas përfundimit të trajnimeve, kontratat e punës janë lidhur me “EA Solutions”, një shoqëri e ndryshme nga “Soft & Solutions”, ndërsa jahti Predator 50 Skyfall rezulton i regjistruar në emër të Tamizit.

“Në vijim, me qëllim verifikimin e të dhënave te konstatuara, te cilat rezultuan nga ushtrimi i këtij  kontrolli, është proceduar me marrjen në pyetje të disa punonjësve te shoqërisë "EA Solution" sh.p.k. Këta shtetas në tërësi kanë deklaruar se njoftimet për punë i kanë parë në internet, trajnimet e tyre i ka bërë shtetasja Xhenila Tamizi. Nga aktet kjo shtetase rezulton të jetë e punësuar në shoqërine "Soft & Solutions" sh.p.k., madje në emër te saj rezulton edhe sendi i blerë nga Ermal Beqiri, mjeti lundrues Predator 50 Skyfall (jaht). Pasi janë trajnuar, punonjësit bëjnë me dije se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga "Soft & Solutions", konkretisht me shoqërinë "EA Solutions", thuhet në dosjen e SPAK.

Sakaq SPAK njofton se: Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri akuzohen për disa vepra të rënda penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, shkeljen e barazisë në tendera, heqjen e paligjshme të lirisë, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Për ta është vendosur masa e 'arrestit me burg', por ajo nuk është ekzekutuar, pasi të dy nuk ndodhen në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./Dosja.al

xhenila tamizi kompania soft&solution spak skandali i akshit ermal beqiri

Sondazh

Poll