Aktualitet

E rëndë në Koplik! Ra në kontakt me energjinë elektrike, 27-vjeçari humb jetën në vendin e punës

Sipas informacioneve të policisë, viktima me inicialet E. K. ishte duke punuar për instalimin e paneleve diellore, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

26 Dhjetor 2025, 12:33 Nga M.L
E rëndë në Koplik! Ra në kontakt me energjinë
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një magazinë. Sipas informacioneve të policisë, viktima me inicialet E. K. ishte duke punuar për instalimin e paneleve diellore, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë e goditjes, ai ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

humn jeten 27 vjecari ne koplik

Sondazh

Poll