PËRGJIMET! Arrestimi i 22 personave që shpërndanin kokainë në Tiranë: Si ranë në kurthin e policëve të infiltruar? Mes tyre dy drejtorët e "ONE Albania"
Sina dhe Pullazi u arrestuan dy ditë më parë së bashku me 20 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Labirinti”, përmes të cilit autoritetet zbuluan një rrjet të organizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, dy drejtuesit rezultojnë të jenë pjesë e grupit kriminal dhe përfshihen në listën me 33 masa sigurie të dhëna nga gjykata.

TIRANA- Dy drejtues të lartë të kompanisë telefonike “ONE Albania” janë paraqitur këtë të premte para Gjykatës, pas arrestimit të tyre në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar nga Policia e Tiranës. Bëhet fjalë për Erald Sinën, drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurive, si dhe Artan Pullazin, Team Leader pranë kësaj kompanie.
Sina dhe Pullazi u arrestuan dy ditë më parë së bashku me 20 persona të tjerë gjatë operacionit të koduar “Labirinti”, përmes të cilit autoritetet zbuluan një rrjet të organizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Sipas hetimeve, dy drejtuesit rezultojnë të jenë pjesë e grupit kriminal dhe përfshihen në listën me 33 masa sigurie të dhëna nga gjykata.
Nga hetimet ka rezultuar se grupi përdorte metoda të kamufluara për shpërndarjen e drogës, duke shfrytëzuar taksi dhe motoçikleta për shpërndarje ushqimi. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa shpërndarja me motor kryhej nga Erdison Gjella, i cili përdorte një mjet të branduar me një markë ndërkombëtare picash. Mes të arrestuarve ndodhet edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se zbardhja e aktivitetit kriminal është bërë e mundur falë agjentëve të infiltruar të Antidrogës së Tiranës, të cilët janë paraqitur si blerës të lëndëve narkotike. Përmes kësaj metode, është dokumentuar veprimtaria e paligjshme e rrjetit, e cila shtrihej në disa zona të kryeqytetit.
Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, është zbuluar një bisedë mes personit të infiltruar, i cili është paraqitur me emrin Kristi, me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.
Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi; Ome vllai
Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
- Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?
Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në total, në pranga kanë rënë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Çela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre. 5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.
Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme. 6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
Sondazh
Erdhi nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar! Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, fëmija nën kujdesin e mjekëve
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar zyrtarisht konfirmimin e rastit të parë me fruth në Shqip&e...
E rëndë në Koplik! Ra në kontakt me energjinë elektrike, 27-vjeçari humb jetën në vendin e punës
Foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku ...
Hetimet e SKANDALIT me tenderat e AKSHI-t! SPAK zbulon jahtin luksoz të Ermal Beqirit me vlerë rreth 1 milion euro, e kishte regjistruar në emër të punonjëses së kompanisë
Ermal Beqiri, jaht. FOTO ILUSTRUESE TIRANA- Hetimet e SPAK mbi dosjen e AKSHI-t janë zgjeruar dhe tashmë përfshijnë edhe verifikim...
Erdis Doraci, lojtari i Kombëtares që u bë avokat i suksesshëm në Romë
Erdis Doraci ROMË– Në panoramën juridike të kryeqytetit italian, emri i Erdis Doraci është kthyer në një pik...
EMRAT/ Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Levan-Tepelenë! Arrestohet 30-vjeçari që përplasi për vdekje të miturin
Aksidenti i mbrëmjes së 25 dhjetorit TEPELENA- Policia e Fierit ka arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj, banues në Hekal, Mallakast...
Masakrat në Vushtrri! Sllagjan Trajkoviçi dënohet me 10 vite burg për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vus...
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion VIP! Zbardhet MARRËVESHJA mes dy vendeve: Shqipëria duhet ta paguajë vetë sigurimin 1 miliard dollarë amerikanë
Foto ilustruese TIRANA- Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollar&eu...
Aksident i rëndë në Lushnjë! Makina përplas 30-vjeçarin me motor, i riu në gjendje kritike për jetën (EMRI)
Foto nga vendngjarja LUSHNJE- Një përplasje e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një moto&cc...
VIDEOLAJM/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit! Korça zgjohet e "zbardhur" sot, borëpastrueset vijojnë punën në terren
Borëpastrueset KORÇË- Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm, d...
TRAGJIKE në Vlorë! U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari, ja çfarë dyshohet
Foto ilustruese VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka nd&eu...

