Aktualitet

VIDEOLAJM/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit! Korça zgjohet e "zbardhur" sot, borëpastrueset vijojnë punën në terren

Sipas prefekturës lokale, deri tani nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha akset kryesore të rajonit.

26 Dhjetor 2025, 09:52 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të
Borëpastrueset

KORÇË- Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve rrugore. Në veçanti, aksin Boboshticë-Dardhë stafi rrugor po e pastron me borëpastruese dhe po hedh kripë për të lehtësuar qarkullimin.

Sipas prefekturës lokale, deri tani nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha akset kryesore të rajonit.

Për të siguruar që trafiku të mos pengohet, Drejtoria Qendër-Lindje e Autoritetit Rrugor Shqiptar monitoron në kohë reale gjendjen e rrugëve dhe është gati të ndërhyjë menjëherë aty ku situata mund të përkeqësohet.

reshje debore ne korce

Sondazh

Poll