Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë! Makina përplas 30-vjeçarin me motor, i riu në gjendje kritike për jetën (EMRI)

Pas përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

26 Dhjetor 2025, 10:21 Nga M.L
Aksident i rëndë në Lushnjë! Makina përplas
Foto nga vendngjarja

LUSHNJE- Një përplasje e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet që po dilte nga një biznes. Pas përplasjes, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili dilte nga një biznes në anë të rrugës.

Në vendngjarje ndodhen policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të tjera, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit. 

 

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll