Aktualitet

Greqia e "paralizuar" prej 4 javësh nga protestat e fermerëve! Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë sot, policia njofton ORARET

Ndalimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 me orën shqiptare, ndërsa vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohet të kalojnë.

26 Dhjetor 2025, 09:19 Nga M.L

Greqia e "paralizuar" prej 4 javësh nga protestat e

KAKAVIJË- Fermerët grekë kanë bllokuar aksin rrugor Kakavijë-Janinë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të ndalohet për një periudhë të përkohshme. Ndalimi do të zgjasë nga ora 18:00 deri në 21:00 me orën shqiptare, ndërsa vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohet të kalojnë.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera dhe të kenë parasysh vonesat e mundshme.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, njoftoi sot policia.

Protestat në Greqi vazhdojnë prej katër javësh, dhe fermerët paralajmërojnë se do të intensifikojnë aksionet nëse qeveria nuk përmbush kërkesat për pagesën e subvencioneve të bllokuara nga fondet e BE-së pas një skandali korrupsioni.

aksi rrugor kakavijë-janinë protestar e fermereve grek

Sondazh

Poll