Politike

KËRKESA/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 26 dhjetor

Gjysma e anëtarëve të Këshillit, të mbështetur në Rregulloren e Kuvendit, kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor 2025, në orën 11:00, për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet të kthehet në pengesë për drejtësinë dhe hetimet penale.

24 Dhjetor 2025, 14:51 Nga I.A

KËRKESA/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve

TIRANË- Gjysma e anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i janë drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Kuvendit me kërkesë për thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së Këshillit, pas ndërprerjes së njëanshme të seancës së datës 19 dhjetor. Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun.

Por Kryetari i Kuvendit ndërpreu mbledhjen pa vendim të Këshillit dhe pa caktuar një datë tjetër, duke shkaktuar bllokim të procedurës. Gjysma e anëtarëve të Këshillit, të mbështetur në Rregulloren e Kuvendit, kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor 2025, në orën 11:00, për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet të kthehet në pengesë për drejtësinë dhe hetimet penale.

Kërkesa e Plotë:

Për mbledhjen e Këshillitpër Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e premte, datë 26 Dhjetor 2025, ora 11.00 Baza Ligjore: Neni 13 dhe 118 i Rregullores së Kuvendit Drejtuar: Z. Kryetar i Kuvendit. Z. Niko Peleshi Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, shqyrton kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës, sipas procedurës së parashikuar në nenet 118 dhe 119 të Rregullores. Pika 6, e nenit 13 përcakton shprehimisht: “Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve.

Rendi i ditës caktohet nga Kryetari. Mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë.". Me shkresën nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit - ZëvendëskryeministritMinistrit, znj. Belinda Balluku. Më kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorië së Posacme më datë 19 Dhjetor 2025, ora 10.30 min. Kryetari i Kuvendit në mënyrë të njëanëshme, pa vendim të Këshillit, vendosi të ndërpresë mbledhjen, pa caktuar një mbledhje tjetër, me qëllim sipas tij që anëtarët e Këshillit dhe palët të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.

Në këto kushte, në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne. 1/2 e anëtarëve të Këshillit: Duke e konsideruar periudhën më shumë se 1 javë si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë; Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova; 1. 2. Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve; Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

KËRKOJMË:

Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e premte, datë 26 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: "Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit - Ministrit, znj. Belinda Balluku.". Njoftimin e datës dhe orës së mbledhjes, si dhe Rendin e Ditës anëtarëve të tjerë të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme, si dhe deputetes Belinda Balluku dhe përfaqësuesit të saj ligjor, me qëllim që të ushtrojë të drejtën e saj të mbrojtjes përpara Këshillit. Sjellim në vëmendjen tuaj z. Kryetar i Kuvendit, që thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.

pd këshilli i mandateve

Sondazh

Poll