Politike

"Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve"/ Berisha: Zgjidhja e vetme është një protestë e qëndrueshme

Lideri i opozitës tha se Rama del kundër arrestimit të kriminelëve dhe të kryetarëve të organizatave kriminale.

24 Dhjetor 2025, 12:49 Nga E.d
"Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se zgjidhja e vetme është një protestë e qëndrueshme. Lideri i opozitës tha se Rama del kundër arrestimit të kriminelëve dhe të kryetarëve të organizatave kriminale.

Sipas tij, shpresa e vetme është fjala e qytetarëve. Berisha u shpreh se Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër, ndërsa shtoi se për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme. 

"Siç del qartë, Edi Rama, i ngërthyer tani kokë e këmbë nga mafia e tij, Lubi Balluku, Ergys Agasi, Olta Xhaçka, Taulant Balla, etj, në një vendim in-ekstremis, ka vendosur të asgjësojë, të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të vendimit të prokurorisë dhe gjykatave. Ai del haptas kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve, të kryetarëve të organizatave kriminale, Lubi Balluku është me të gjithë të dhënat e veta kryetare e një organizate të strukturuar kriminale. Por problemi në këtë rast është se kapo i kapove është Edi Rama. Dhe ai e ka shumë të qartë. Ai është skllav i krimeve të veta.

Ndaj dhe sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve. Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Edi Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër. I garantoj se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës në Shqipëri. Pra, sot për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme gjer në largimin e tij.

Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve. Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar. Ndaj dhe ne do punojmë fort,opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, më armiqësor, që ata kanë pasur pas Enver Hoxhës që ata kanë pasur në histori." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll