Politike

Berisha: Fitimet e kompanisë së Agasit u rritën 22 milionë herë në 4 muaj në ‘kopshtin privat të Edi Ramës'

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët, se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet.

24 Dhjetor 2025, 13:13 Nga I.A
Berisha: Fitimet e kompanisë së Agasit u rritën 22 milionë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se fitimet e kompanisë së Agasit u rritën 22 milionë herë në 4 muaj në ‘kopshtin privat të Edi Ramës’. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët, se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet. Nga zyra e selisë blu, lideri opozitar tha se Rama ka vendosur të përdorë të gjithë brutalitetin e shtetit për të mos dhënë dorëheqjen, por populli opozitar do i rezervojë atij fundin që meriton.

"Natyrisht këta janë disa elementë, por ajo që flet më shumë se çdo tjetër janë fitimet 22 milionë herë brenda 4 muajve se sa kapitali fillestar i investuar në EA Solutions. A mund të imagjinoni ju një hajdut në një shtet të këtyre përmasave? Të gjitha këto në kopshtin privat të Edi Ramës. Nuk ka provokim më të madh për shqiptarët, nuk ka fyerje më të madhe se sa çdo minutë që Edi Rama qëndron në pushtet.

Ja ku është kapur pra. Kompania e kopshtit të tij me 22 milionë herë fitime më të mëdha se kapitali fillestar brenda 4 muajve. Kush mund të imagjinonte këto? Edi Rama ka vendosur të përdorë të gjithë brutalitetin e shtetit për të mos dhënë dorëheqjen, por populli opozitar do i rezervojë atij fundin që meriton." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama ne pogradec

Sondazh

Poll