Politike

Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së Ramës në Surrel

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë.

24 Dhjetor 2025, 13:06 Nga E.d
Berisha publikon pamjet: Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, u
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi lëvizte me eskortën e Edi Ramës, dhe se u gjobit pasi parkoi pranë shtëpisë së Ramës në Surrel. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë. Sipas tij çdo metër katrorë aty është e vjedhur, ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. 

"Tani ju lutem disa elementë. Intim Agasi, kjo është eskorta e Edi Ramës, pas tij shkon Intim Agasi, ja kjo është Range Rover i Intim Agasit, brenda në eskortën e Edi Ramës. E merr me vete ai, e keni parasysh ju. Në eskortën e kryeministrit udhëton, i mbrojtur, i rrethuar, Intim Agasi. Vazhdojmë më tutje. Ja tani se dalin më qartë. Ja ku i keni targat 444. Janë dy makina të Intimit. Të dyja ishin në eskortë. Tjetër tani. Pak më sipër. Emri Agasi. Vazhdo më sipër. Shihni pak këtu gjobat.

Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë. Çfarë donte ky tek Elda Gas? Ka lënë makinën. Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare. Por është kapur peng në zonën e krimit. Po, po, ua kam thënë, Surreli është zonë krimi sepse çdo tullë është vendosur aty mbi vjedhje të pastër të qytetarëve shqiptarë.

Çdo metër katrorë aty është e vjedhur. Ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Dhe ky tani, ja ku është dëshmia, ka lënë makinën aty. Ia morën apo nuk ia morën me karrotrec, këtë nuk mund të them, por një gjë di të sigurt, aty nuk lejohen parkimet se janë sarajet e Surrelit. Askush nuk mund të parkojë." tha Berisha./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll