Politike

Berisha: Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se uron që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa atë çfarë ai e quan "kolerë të zezë" e cila ka pllakosur vendin.

24 Dhjetor 2025, 12:43 Nga E.d
Berisha: Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar ditën e sotme për besimtarët dhe të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjeve. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se uron që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa atë çfarë ai e quan "kolerë të zezë" e cila ka pllakosur vendin. Lideri i opozitës uroj gjithashtu edhe të gjithë klerikët e besimit të krishterë, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore. 

"Së pari, urimin më të përzemërt besimtarëve të krishterë shqiptarë, që kremtojnë sonte ditën e lindjes së burrit, hyjit, që me moralin e tij, mësimet dhe udhëzimet e tij, ndikoi më shumë se kushdo tjetër në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, ditën e lindjes së Krishtit Mbret.

Uroj përzemërsisht të gjithë klerikët e besimit të krishterë me shumë mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në lartësimin e vlerave hyjnore. Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin. T’i festojmë në liri, në dinjitet, në shpresë dhe besim tek e ardhmja." tha Berisha./Dosja.al

sli berisha opozita krishtlindje

Sondazh

Poll