Politike

Berisha: Edi Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ai po bllokon SPAK-un.

24 Dhjetor 2025, 13:23 Nga E.d
Berisha: Edi Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ai po bllokon SPAK-un.

Lideri i opozitës tha se Rama mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se Rama nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë.

"Po e bllokon SPAK, ska diskutim. Ajo 3-5 ditë ka një gjë, direkt i pandehuri, ose avokati ka të drejtë të kërkojë një kohë për të lexuar dosjen, është e përcaktuar në rregullore. Dhe kjo kohë në rastin e Sali Berishës nuk ishte as dy orë, në rastin e Lubisë u shpall 3 deri në 5 ditë. Por ata, prokurorët arsyetuan se për të studiuar dosjen, avokatëve u duhej kjo kohë dhe këtu, pavarësisht standardeve, por kjo është normale.

Rregullorja thotë, pas shqyrtimit, brenda 2 javëve, dhe këtë e përcakton rregullorja, brenda 2 javëve paraqitet raporti në parlament, i cili është i detyruar ta vendosë në pikën e parë të rendit të ditës, të seancës së parë. Tani të gjitha këto i fshiu Edi Rama. Mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje, që nuk ka ndodhur kurrë. Për të dëshmuar se këta janë të aftë të bëjnë çdo gjë, për të mbrojtur krimet e tyre. Kjo është. Unë ua them, ai nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë dhe kjo është defakto asgjësimi i tij." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll