Politike

Imuniteti i Ballukut/ PD mblidhet në Këshillin e Mandateve, PS nuk shkon! Bardhi: Pengimi i drejtësisë me urdhër të Ramës, akti më i rëndë që Kuvendi ka bërë

Bardhi theksoi se gjendja e lirë e të pandehurës paraqet rrezik real për hetimin, duke shpjeguar se ekzistojnë dyshime për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve dhe mundësi për shkatërrim të provave.

23 Dhjetor 2025, 11:50 Nga M.L
Imuniteti i Ballukut/ PD mblidhet në Këshillin e Mandateve, PS nuk
Gazment Bardhi

TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, komentoi për mediat mbi shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Bardhi theksoi se gjendja e lirë e të pandehurës paraqet rrezik real për hetimin, duke shpjeguar se ekzistojnë dyshime për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve dhe mundësi për shkatërrim të provave.

Ai kritikon mungesën e deputetëve socialistë në mbledhje, duke e cilësuar si pengesë ndaj funksionimit normal të Këshillit të Mandateve dhe procesit të drejtësisë.

Deputeti i PD-së nënvizoi se shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit është i ngutshëm, pasi hetimet për veprime të tjera penale ndaj Ballukut vazhdojnë dhe situata kërkon reagim të menjëhershëm nga Kuvendi.

E PLOTË:

"Njësoj si kriminelët që i fshihen drejtësisë edhe kolegët e mazhorancës janë të fshehur. Kolegët e mazhorancës nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer Kuvend gjatë këtyre viteve demokraci.

Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mbledhë Këshillin e Mandateve. Unë për herë të parë dua tju lexoj pjesë nga kërkesa që SPAK ka sjellë në Kuvend dhe e bëjnë të ngutshme mbledhjen.

Balluku ka interes për të zvarritur çështjen. Pse pesë anëtarë të Këshillit bëhen zëdhënës të një të pandehuri për veprime korruptive që kapin vlerën e 1.1 mld eurove.

SPAK ka argumentuar se “në vijim të hetimeve nga përdorimi i metodave speciale kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Ballukut ka ushtruar presion në forma të ndryshme ndaj personit të pyetur, konkretisht një vartësja të saj. Jemi në kushtet e zëvendësimit të masës së sigurimit për Belinda Ballukun. Vlerësojmë se pas caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar ndaj të pandehurës Belinda Balluku. Pasi po kryhen hetime penale për procedura të tjera. Gjendja e lirë e të pandehurës paraqit rrezik të vërtetë. Ekziston mundësia që ajo të asgjesojë ose të prishë provat. E pandehura Belinda Balluku ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët. Largimi i të pandehurës është evident”.

Nuk guxon ta shkarkojë Mirlindën, se ajo e merr me vete, bashkë me Lindën. Po tentojnë që të prishin hetimet. Ne 5 anëtarët e opozitës do të thërrasim sërish Këshillin, ditën e premte, ora 11:00”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll