Politike

Rama tregon 'vijën e kuqe' për Paqen Fiskale: Bëhet fjalë për ata që nuk janë në konflikt me ligjin

Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se të gjithë ata që janë në konflikt me ligjin nuk do të përfitojnë. 

23 Dhjetor 2025, 11:44 Nga I.A
Rama tregon 'vijën e kuqe' për Paqen Fiskale: Bëhet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar vijën e kuqe për të gjithë ata që do të përfitojnë nga Paqja Fiskale. Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se të gjithë ata që janë në konflikt me ligjin nuk do të përfitojnë. 

Më tej Rama ka shtuar se bizneset që do paraqesin pasqyra të reja fiskale do të paguajë 5% të fitimit.

"Këtu bëhet paqe me të gjithë atë me të cilët nuk janë në konflikt aktualisht me ligjin në Republikën e Shqipërisë, nuk janë në procese penale të hapura, nuk janë në procese gjyqësore të hapura, të cilat afektojnë legjitimitetin e të ardhurave dhe për të gjithë pjesën tjetër, në ligj shkruhet se nëse sipërmarrja dëshiron të rikthehet pasqyrave të deklaruar të viteve të mëparshme dhe të paraqesë para tatimeve pasqyra të reja, ku ka korrigjim të të ardhurave, atëherë do paguajë 5% të fitimit dhe kështu do të formalizojë atë pjesë të të ardhurave që nuk e ka në pasqyrë. Këtu jemi duke folur për sipërmarrjen e mesme dhe të madhe, sepse biznesi i vogël nuk ka tatim fitimi. Jemi të vetmit në këtë kontinent, që biznesi i vogël nuk paguan dhe do vazhdojë të mos paguajë tatim fitimi deri në vitin 2029. Siç e kemi premtuar. Kjo e ka ndihmuar biznesin e vogël dhe shifrat janë të qarta.Instrument që jep rezultat për të cilët ata e përdorin duke besuar në dobinë e tij," tha Rama./Dosja.al

edi rama paqja fiskale

Sondazh

Poll