Politike

Paqja Fiskale/ Rama: Do adresohen gjobat, nga fshirja e tyre te pagimi mes disa kësteve

Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se do të adresohen të gjitha gjobat ndaj bizneseve që nuk janë në konflikt me ligjin.

23 Dhjetor 2025, 11:38 Nga I.A
Paqja Fiskale/ Rama: Do adresohen gjobat, nga fshirja e tyre te pagimi mes disa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se 'Paqja Fiskale' do të ndihmojë më shumë sipërmarrjen. Gjatë një takimi me bizneset, Rama u shpreh se do të adresohen të gjitha gjobat ndaj bizneseve që nuk janë në konflikt me ligjin.

Më tej, Rama u shpreh se nga 'Paqja Fiskale' do të adresohen gjobat nga vjetërsia e tyre dhe sipas periudhës. Në fund, Rama u shpreh se gjobat do të adresohen nga fshirja totale e tyre deri te pagimi përmes disa kësteve. 

“Ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë te puna. Kjo shkon në paralel me një adresim të përgjithshëm të gjobave që sipas periudhave dhe vjetërsisë së tyre shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes disa kësteve. Nuk ka më asnjë lloj inspektimi apo kontrolli që rëndon shpesh shumë më tepër se sa vetë barra fiskale. Ne presim një energjizim më tepër të sipërmarrjes. Presim një lehtësim të mëtejshëm të proceseve të punës për sipërmarrjen që duke i çliruar nga barra e të metave të së djeshmes, do të ketë shumë më tepër energji për t’u marrë me punën e vet. Dhe për të mos u konsumuar me procedura burokratike apo inspektime dhe kontrolle që kanë ngarkesën e tyre…”, tha Rama./Dosja.al

paqja fiskale edi rama

Sondazh

Poll