Politike

Sekretariati i Etikës merr vendimin: 6 deputetë përjashtohen me 30 ditë. Manja: U kërkua përjashtim dhe për Berishën e Bardhin

Mësohet se deputetët që janë përjashtuar janë Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti si dhe Fidel Kreta. 

23 Dhjetor 2025, 10:52 Nga I.A
Sekretariati i Etikës merr vendimin: 6 deputetë përjashtohen me
Mbledhja

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin ditën e sotme për përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së për kaosin në seancën e fundit plenare. Mësohet se deputetët që janë përjashtuar janë Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti si dhe Fidel Kreta. 

Këta deputetë janë përjashtuar me nga 30 ditë secili nga 60 që u kërkua nga socialistët. Ndërkohë që deputetët e tjerë të opozitës që ishin të pranishëm në seancën plenare nuk janë përjashtuar. 

Për deputetet; Kreka, Këllici, Vokshi, Allolli, Denisa Vata, Balliu, Noka u kërkua përjashtim nga 60 ditë Për Gazment Bardhin dhe Berishën u kërkua për 30 ditë përjashtim. Për deputetët e tjerë, Xhaferi, Mziu, Bledion Nallbabni, Korreshin dhe Boçi, është kërkuar 10 ditë. Pasi kemi marrë në tërësi në shqyrtim masat, propozoj që Këlliçi, Kreka, Vokshi, Balliu, Noka, Hoti, të përjashtohen me 30 ditë pune nga Komisionet dhe seancat plenare, për sjellje jo etike,” tha Manja./Dosja.al

ulsi manja sekretariati i etikës fidel kreta belind këlliçi albana vokshi klevis balliu flamur noka elda hoti

Sondazh

Poll