Politike

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! Manja: “Etika” i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura! Nga seanca kishte pamje jo normale, me veprime të dhunshme...

Ai theksoi se mbledhjet e Sekretariatit zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura, duke respektuar rregulloren e Kuvendit, por deputetët e opozitës u ftuan të ishin të pranishëm, pasi ndaj tyre ishte propozuar masa disiplinore.

23 Dhjetor 2025, 11:01 Nga M.L
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës! Manja: “Etika” i
Ulsi Manja

TIRANA- Pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, kryetari i këtij organi, Ulsi Manja, u shpreh për mediat se vendimi për përjashtimin e disa deputetëve të Partisë Demokratike u mor pas shqyrtimit të incidenteve dhe tensioneve që ndodhën gjatë seancës plenare të së enjtes.

Ai theksoi se mbledhjet e Sekretariatit zhvillohen zakonisht me dyer të mbyllura, duke respektuar rregulloren e Kuvendit, por deputetët e opozitës u ftuan të ishin të pranishëm, pasi ndaj tyre ishte propozuar masa disiplinore. Manja shtoi se gjatë mbledhjes u shfaqën pamjet e seancës ku u shfaqën veprime të dhunshme nga disa ligjvënës.

Manja: Në respekt të opinionit publik por edhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën sipas Rregullores në mënyrë taksative i zhvillon me dyer të mbyllura mbledhjet, sepse është organ pune i Kuvendit, pavarësisht se nga deputetët e opozitës që unë kam kërkuar të jenë të pranishëm, sepse janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë, si rregull duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga seanca jo normale, me veprime të dhunshme, ju ishit dëshmitarë dhe prezentë.

ulsi manja

Sondazh

Poll