Politike

"Po ju pret Agasi që të merrni vendimin", PS largohet nga Sekretariati i Etikës, ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

Deputetët e Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin e grupit parlamentar Gazment Bardhi, kërkuan të njihen me provat mbi të cilat mbështetet kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e 29 kolegëve të tyre.

23 Dhjetor 2025, 10:30 Nga M.L
"Po ju pret Agasi që të merrni vendimin", PS largohet nga
Foto nga mbledhja

TIRANA- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin e grupit parlamentar Gazment Bardhi, kërkuan të njihen me provat mbi të cilat mbështetet kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e 29 kolegëve të tyre.

Bardhi ngriti shqetësimin se procesi po zhvillohet pa transparencë dhe vuri në dukje se edhe zyrtarë të qeverisë mund të jenë të përfshirë në shkelje të ngjashme.

Nga ana e tij, kryetari i Sekretariatit të Etikës, Ulsi Manja, ndërpreu mbledhjen duke deklaruar se do të tërhiqen për të marrë vendimin përfundimtar, gjë që çoi në ironizim të situatës nga demokratët.

Noka: Shkoni te zyra e Gysit, atje bëni mbledhjen. Shkoni atje! Po ju pret Gysi, që të merrni vendimet atje. Do i merrni vendimet me Gysin!

Vokshi: Pini dhe verën e Gysit.

Noka: Atje shkoni!

Balliu: Atje do të shkoni që të merrni vendimin në parim?!

Vokshi: Ja ku janë provat tona!

Balliu: Deputeti i Troplinit, Balla ka ardhur që të pezullojë opozitën.

Noka: Në 35 vite po përjashtohen opozitarët me pozicione partiake.

mbledhja e sekretariatit të etikës gazment bardhi ulsi manja

Sondazh

Poll