Sport

Federata Italiane e gatshme të ndryshojë sistemin VAR, gati propozimi për “vëzhgimin me kërkesë”

13 Shkurt 2020, 18:11 Nga DOSJA
Federata Italiane e gatshme të ndryshojë sistemin VAR, gati propozimi

ITALI- Italia është e gatshme të eksperimentojë “përdorimin e sfidës”, ndaj që tani përtej Adriatikut po mendojnë që të ndryshojnë rregulloret dhe të ndërthurin edhe atë që cilësohet si “vëzhgimi me kërkesë”.

Në disa sporte, pamjet filmike mund të rishqyrtohen me kërkesë të stafit teknik të një skuadre dhe në futboll shpeshherë është menduar një opsion i tillë, i kufizuar në numër sigurisht. Por Federata Italiane (FIGC) fillimisht shpreson që t’i zgjidhë gjërat duke urdhëruar gjyqtarët të shkojnë sa më shpesh te monitori për ngjarjet e diskutueshme.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka folur me drejtuesit e lartë të sektorit të arbitrimit duke i bërë kërkesën e tij. “Nuk duhet të ushqejmë polemika që njollosin imazhin e kampionatit tonë që po hyn në fazën thelbësore të tij. Duhet intensifikuar kontrolli në fushë i VAR, në rastet e diskutueshme që përfshihen në protokollet ndërkombëtare”, ishte udhëzimi i tij për gjyqtarët italianë, të cilët janë bërë objekt polemikash në javët e fundit.

Edhe pse joformalisht Federata Italiane i ka shprehur FIFA-s gatishmërinë për të eksperimentuar me përdorimin e sfidës (thirrja për rishikim në terren nga ekipet, siç është tashmë rasti në sporte të tjera si volejboll, tenis, NBA)

(e.ç/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata italiane e futbollit figc gabriele gravina var federata italiane e futbollit figc gabriele gravina var

Sondazh

Poll