Politike

"Gjyqi i shekullit"/ Zhvillohet seanca paraprake për çështjen e Ilir Metës! Avokati Çakrani: Kini besim, mos e humbisni

Avokati i tij, Kujtim Çakrani, komentoi situatën shkurtimisht para se të futej në seancë.

22 Dhjetor 2025, 15:14 Nga D.S

"Gjyqi i shekullit"/ Zhvillohet seanca paraprake për

TIRANË- Sot në GJKKO zhvillohet  seanca paraprake për dosjen e Ilir Metës, i cili u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Avokati i tij, Kujtim Çakrani, komentoi situatën shkurtimisht para se të futej në seancë.

“Ju jeni dëshmitarët e gjyqit të shekullit, ky është fati juaj i madh. Këtu do kuptoni sa vlen drejtësia. Kini besim dhe mos e humbisni”, tha avokati i Ilir Metës. 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror./Dosja.al

 

gjkko ilir meta

Sondazh

Poll