Politike

Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se vendimmarrja nuk po bëhet nga parlamenti, por nga vetë kryeministri, çka ai e cilësoi si një akt të rëndë antikushtetues dhe një puç institucional.

22 Dhjetor 2025, 13:44 Nga M.L
Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita është e bindur se kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për të penguar shqyrtimin e çështjes së imunitetit të Belinda Ballukut në Kuvend. Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se vendimmarrja nuk po bëhet nga parlamenti, por nga vetë kryeministri, çka ai e cilësoi si një akt të rëndë antikushtetues dhe një puç institucional.

Berisha u shpreh se pasi, sipas tij, Rama ka siguruar kontrollin mbi pushtetin gjyqësor përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka ndërmarrë edhe marrjen e kontrollit mbi parlamentin. Ai tha se deklaratat e kryeministrit pas këtij vendimi janë mashtruese, por theksoi se thelbi i problemit qëndron te fakti se pushteti legjislativ është uzurpuar.

DEKLARATA:

Opozita e ka shumë të qartë se Edi Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament. Spostimi, sipas tij, dhe jo sipas parlamentit, se ai e mori, ky është puç, këtu kemi të bëjmë me një puç antikushtetues. Ai, pasi mori pushtetin gjyqësor me një vendim korruptiv të Gjykatës Kushtetuese, ai mori pushtetin e parlamentit. Dhe tha pas vendimit të gjykatës, të jeni të sigurt që mashtron. Por nuk ka rëndësi për ne, rëndësi ka që kreu një puç, mori pushtetin e parlamentit.

Për sa i përket qëndrimeve tona, ne nuk bojkotojmë parlamentin. Luftën do ta bëjmë brenda në parlament me të gjithë fuqinë tonë, me të gjithë mbështetjen tonë. Ne do ta shndërrojmë parlamentin përsëri në tempullin e lirisë së shqiptarëve.
Ne nuk marrim pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën. Por parlamentin nuk e bojkotojmë, do zhvillojmë luftë dhe betejë aty, sikundër në shesh, në rrugë, në greva, në demonstrata, në të gjitha format.

Tani nata dhe dita, toka dhe qielli janë tonat. Nuk ka më... Opozita është e vendosur, e betuar të përmbushë misionin e saj.
U ftoj ta përcillni atë protestë me dashuri dhe simpati.

sali berisha

Sondazh

Poll