Politike

"Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4"/ Dosja e AKSH-it, takimet sekrete në zyrën e Ergys Agasit nxjerrin zbuluar Karçanajn: Kam njohje të vjetra

Gjithashtu në dëshminë e saj Mirlinda Karçanaj sipas SPAK nuk ka mohuar njohjet me Ergys Agasin dhe me Ermal Beqirin.

22 Dhjetor 2025, 13:00 Nga E. D

"Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4"/ Dosja e

TIRANË-  Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të SPAK për tenderat e AKSH-it. Sipas dosjes hetimore bëhet me dije se drejtoresha e Përgjithshme, Mirlinda Karçanaj ka njohur të drejtpërdrejta me Ermal Beqirin, ortak i shoqërive tregtare që marrin pjesë në tendrerat e AKSHIT. Në dosjen e SPAK thuhet se takimet e Karçanajt janë konfirmuar nga kamerat e fsheta të instaluara në zyrën e Ergys Agasit.

Nga bisedat e përgjuara është mometi ku rezulton se Karçanaj ka njohje të drejtpërdrejta me Beqirin dhe dyshja flasin edhe për procedura apo detyra që lidhen me projekte në dukje prokurimi, pasi përmendin se projekti bën 2 milion dhe ata do ta bëjmë 4. Gjithashtu në dëshminë e saj Mirlinda Karçanaj sipas SPAK nuk ka mohuar njohjet me Ergys Agasin dhe me Ermal Beqirin.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Znj. Mirlinda Karçanaj rezulton të ketë njohje të drejtpërdrejta me shtetasin Ermal Beqiri, ky i fundit ortak i shoqërive tregtare, operatorëve ekonomikë që marrin pjesë në procedurat e prokurimit publik të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktor, AKSHI. Po ashtu, ky shtetas është lidhje e shtetasit Ergys Agasi, i cili ka në pronësi, pra është ortak i shoqërisë “EA Solutions” sh.p.k. Edhe ky shtetas është njohje e znj. Karçanaj. Të dhënat e përftuara nga pamjet filmike, të cilat ndodhen në pajisjen kompjuterike të sekuestruar “4-Smart Battery Camera”, tregojnë se këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit dhe flasin edhe për procedura apo detyra që lidhen me projekte në dukje prokurimi, pasi përmendin se “projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”, ose “nuk futet as në eksperiencë”, të cilat nënkuptojnë përcaktimin e kritereve të procedurave të prokurimit, vlera e kontratave që do të publikohen (fondi limit) etj”

Znj. Karçanaj ka deklaruar në deklarimet e saj, se me shtetasin Ergys Agasi ka raport miqësor, ka njohje të vjetra dhe e ka takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private. Po ashtu, nga të dhënat e përftuara, organi procedues ka ardhur në dijeni të faktit se shtetësja Viola Agasi (që rezulton të jetë në përbërje të grupeve të punës në procedurat e AKSHI-r), e punësuar te AKSHI, është e motra e shtetasit Ergys Agasi!

Lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, znj. Karçanaj ka deklaruar se e ka takuar njëherë rastësisht në zyrën e z. Agasi, ku z. Agasi donte të bënte një partneritet me një kompani izraelite, dhe e ka pyetur atë për zgjidhje teknike.

Prezent në ambient ka qenë edhe z. Beqiri, i cili sipas deklarueses ka qenë prezent në mënyrë rastësore. PO ashtu, me z. Beqiri deklaron që ka patur një udhëtim të përbashkët, me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilët kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse. Në fakt, takimi në zyrën e z. Agasi konfirmon faktin se të tre këta shtetas janë lidhje e njëri-tjetrit dhe po ashtu znj. Karçanaj është në dijeni të plotë të faktit se z. Agasi dhe z. Beqiri janë njohje dhe lidhje e njëri-tjetrit./Dosja.al

"Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4"/ Dosja e"Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4"/ Dosja e

ermal beqiri mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll