Politike

"E kam takuar disa herë"/ U filmua fshehur në zyrën e Ergys Agasit, Mirlinda Karçanaj tregon edhe për lidhjet me Ermal Beqirin

Madje në dëshminë e saj, Karçanaj nuk i ka mohuar takimet me Ergys Agasin dhe thotë se të dy kanë njohje të vjetra. Ajo gjithashtu thekson se janë takuar për punë private.

22 Dhjetor 2025, 14:49 Nga DOSJA
"E kam takuar disa herë"/ U filmua fshehur në zyrën e
Mirlinda Karçanaj

TIRANËDosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për aferën me tenderat e AKSH-it. Drejtoresha e Përgjithshme, Mirlinda Karçanaj është filmuar me zë dhe figurë nga Ergys Agasi, në zyrën e këtij të fundit, ku së bashku me biznesmenin Ermal Beqiri bënin pazaret.

Madje në dëshminë e saj, Karçanaj nuk i ka mohuar takimet me Ergys Agasin dhe thotë se të dy kanë njohje të vjetra. Ajo gjithashtu thekson se janë takuar për punë private.

"Raport miqësor nuk kam me asnjë por për t’i njohur i njoh të gjithë pasi janë pak dhe janë ekspertë të fushës. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo të shoqërohem me ndonjë operator ekonomik jashtë zyre. Ka patur një rast ku kam takuar një operator ekonomik të cilin e kam takuar rastësisht në zyrën e një të njohurit tim, të cilin e kisha takuar për një kafe në zyrën e tij, për shkak të një konsulence private, konkretisht në zyrën e shtetasit Ergys Agasi, me të cilin kam njohje të vjetra, të cilin e kam takuar disa herë në zyrën e tij, për çështje private.

Ergysi do të bënte një partneritet që donte të bënte me një kompani izraelite, dhe më pyeti për një zgjedhje teknike. Në këtë ambient ka qenë dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi në mënyrë rastësore prezent në këtë takim. Me shtetasin Ermal Beqiri mund të jem takuar vetëm një herë jashtë zyre në një ambient privat por jemi takuar në ambientet e AKSHI si me çdo drejtues të kompanive private, për të mirëmenaxhuar implementimin projekteve shtetërore.

Me shtetasin Ergys Agasi, mund të jem takuar disa herë në zyrën e tij, për shkak të raportit miqësor që ne kemi. Po kështu, deklaroj faktin se lidhur me njohjen time me shtetasin Ermal Beqiri, kam qenë gjithashtu në një udhëtim të përbashkët me shumë përfaqësues të tjerë të shoqërive të teknologjisë dhe informacionit, të cilat kanë krijuar një organizatë jofitimprurëse së bashku dhe gjatë kohës së fushatës, u kërkua nga kryeministri, që të shkohej në Greqi dhe t’u kërkohej emigrantëve që të ktheheshin në atdhe, me qëllim për t’u punësuar në institucione të ndryshme dhe institucionin tonë".

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll