Politike

Bardhi fton qytetarët në protestë: Të gjithë përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së korruptuar

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se protestës do t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë nga Njësia 1 në Tiranë, duke e cilësuar tubimin si kundërshtim ndaj qeverisë.

21 Dhjetor 2025, 17:06 Nga I.A
Bardhi fton qytetarët në protestë: Të gjithë
Takimi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët në protestën që do të mbahet nesër në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se protestës do t’i bashkohen demokratë dhe qytetarë nga Njësia 1 në Tiranë, duke e cilësuar tubimin si kundërshtim ndaj qeverisë.

Bardhi adresoi akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të tjerë, të cilat i lidhi me korrupsionin dhe pengimin e drejtësisë. Sipas Bardhit, protesta synon të shprehë pakënaqësinë qytetare dhe, siç u shpreh ai, të nisë një reagim publik ndaj qeverisë duke filluar nga kjo e hënë.

Postimi i Plotë:

Protestojmë të gjithë bashkë, të hënën, datë 22 Dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.  Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit.

Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar. Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij.  E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë!

gazment bardhi

Sondazh

Poll