Politike

DETAJE/ 400 mln lekë dëm në buxhet të shtetit, zbulohet vera mijëra euro që iu gjet Ergys Agasit në banesë 

Mësohet se koleksioni i verërave që iu është zbuluar është nga 'Petrus Pomerol'.

21 Dhjetor 2025, 16:10 Nga I.A
DETAJE/ 400 mln lekë dëm në buxhet të shtetit, zbulohet vera
Ergys Agasi

TIRANË- Koleksioni i verërave mijëra euro që u gjet në banesën e biznesmenit Ergys Agasit është zbuluar. Mësohet se koleksioni i verërave që iu është zbuluar është nga 'Petrus Pomerol'. Për këto vera, sot u shpall në kërkim kushëriri i Agasit, Eno Agasi.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për shpalljen në kërkim është bërë heqja e verës pa pullë fiskale nga shtëpia e Agasit. Mësohet se urdhër-arresti për Eno Agasin është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka nis hetim dhe për pastrim parash.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë në lidhje me verën e kapur nga BKH në banesën e Agasit. Vera e cila dyshohet se kushton mijëra euro, ishte pa pullë fiskale dhe e futur kontrabandë në vendin tonë. Një pjesë e verës u kap nga agjentët e BKH-së dhe është dërguar në Drejtorinë e Doganave për t’i bërë inspektim, ndërsa një pjesë tjetër u largua nga aty nga djali i xhaxhait të Agasit.

Strukturat doganore kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës./Dosja.al

ergys agasi petrus pomerol

Sondazh

Poll