Politike

"I heq bukën e gojës atij që punon!" Lapaj publikon shkresën: Protesta ka pasur leje, shteti po sillet si organizatë bandite

Sipas Lapaj, policia ka marrë që dje fronin e protestës, pa të drejtë pasi në shkresë është pasqyruar kërkesa për mirëkuptim për tubimin e djeshëm.

21 Dhjetor 2025, 12:51 Nga D.S

"I heq bukën e gojës atij që punon!"  Lapaj publikon

Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar në rrjetin e tij në Facebook, një shkresë. Sipas Lapaj, policia ka marrë që dje fronin e protestës, pa të drejtë pasi në shkresë është pasqyruar kërkesa për mirëkuptim për tubimin e djeshëm.

Lapaj tha që, edhe pse është paraqitur si pikë në shkresë, ajo nuk është marrë parasysh dhe se shteti po sillet si organizatë bandite.

"Policia e Shtetit ka që dje që ka marrë peng foninë e protestës. I heq bukën e gojës atij që punon dhe mban familjen vetëm e vetëm për të mos lejuar njeri që të na mbështesë ne me qendër zëri. Protesta ka pasur leje! Kur shteti sillet si organizatë bandite, çfarë mbetet?!"  tha Lapaj./Dosja.al 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll