Politike

“AKSH-i fundos qeverinë Rama!”/ Salianji: Pengimi i drejtësisë nuk shpëton askënd nga përgjegjësia

Ai ka deklaruar se dosjet që lidhen zv.kryeministren dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) përbëjnë prova që, sipas tij, fundosin qeverinë Rama. Ai ka deklaruar se dosjet që lidhen zv.kryeministren dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) përbëjnë prova që, sipas tij, fundosin qeverinë Rama

21 Dhjetor 2025, 15:14 Nga D.S
“AKSH-i fundos qeverinë Rama!”/ Salianji: Pengimi i
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet e tij në Facebook lidhur me hetimet e SPAK. Ai ka deklaruar se dosjet që lidhen zv.kryeministren dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) përbëjnë prova që, sipas tij, fundosin qeverinë Rama.

Salianji thekson se, pavarësisht ndikimit politik, SPAK ka pohuar atë që opozita ka denoncuar prej kohësh, gjithashtu sjell në vëmendje hetimet nga Komisioni Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, ku, sipas ish-deputetit, u evidentua rreziku real i vjedhjes, transferimit dhe manipulimit të të dhënave, në favor të grupeve të krimit të organizuar.

"Balluku dhe AKSH-i dy dosjet që fundosin qeverinë Rama! Sado pengesa ti vendosin politikisht, SPAK ka faktuar krimin qeveritar! Si Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, kam denoncuar me forcë cënimin e sigurisë kombëtare, keqpërdorimin e të dhënave sensitive shtetërore dhe ndërhyrjen kriminale në një nga sistemet më kritike të sigurisë së vendit. Gjatë hetimit parlamentar, u evidentua rreziku real i vjedhjes, transferimit dhe manipulimit të të dhënave të TIMS, në favor të grupeve të krimit të organizuar.

Deputetët e Partisë Socialiste u sollën jo si përfaqësues të interesit publik, por si pjesë e një mekanizmi mbrojtës, duke refuzuar me votë marrjen në pyetje të Ermal Beqirit dhe kompanisë Soft Solution, pavarësisht fakteve dhe indicieve të rënda të paraqitura në Komision. Sot, SPAK ka faktuar pikërisht atë që ne denoncuam publikisht dhe zyrtarisht gjatë hetimit parlamentar: se Ermal Beqiri e Soft Solution rezulton një kompani e përfshirë në veprimtari kriminale, që ka diktuar kritere tenderimi, ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj konkurrentëve, ka bashkëpunuar me grupe kriminale të strukturuara, përfshirë bandën Çopja, dhe në bashkëpunim me drejtues të AKSH ka dyfishuar çmime me milione euro dhe ka deformuar proceset publike.

Këto fakte konfirmojnë se refuzimi i mazhorancës për të lejuar hetimin parlamentar dhe dëshminë e drejtuesve te Soft Solution nuk ishte rastësi, por mbulim i qëllimshëm. SPAK ka detyrimin ligjor dhe moral ta çojë deri në fund hetimin për ndërhyrjen në sistemin TIMS, sepse bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, për integritetin e drejtuesve të policisë së shtetit dhe për besimin e qytetarëve tek shteti. Raporti dhe hetimi parlamentar nuk u përcollën në SPAK pas burgosjes sime politike, duke shtuar edhe një tjetër akt pengimi të së vërtetës. E vërteta po del. Pengimi i drejtësisë nuk shpëton askënd nga përgjegjësia!", tha Salianji/Dosja.al 

ervin salianji pd aksh

Sondazh

Poll